G20 deklaratë të përbashkët për çështjet kryesore ekonomike

Ministrat e Fnancave të G20 kanë rënë dakord për një deklaratë të përbashkët përfundimtare në takimin e tyre në qytetin e Afrikës së Jugut, Durban, për herë të parë që kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump mori detyrën për mandatin e tij të dytë. Dokumenti, i publikuar sot nga presidenca e Afrikës së Jugut pajtohet me sfidat kryesore për ekonominë globale.

Këto përfshijnë luftërat dhe konfliktet e vazhdueshme, mosmarrëveshjet tregtare, ndërprerjet e zinxhirëve globalë të furnizimit, nivelet e larta të borxhit dhe fatkeqësitë natyrore, të cilat, sipas dokumentit, po ndikojnë në rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe stabilitetin e çmimeve.

Ministrat e Financave të G20 janë takuar disa herë që nga fillimi i vitit, por nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për një deklaratë të përbashkët në samitet e mëparshme.

Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të G20 është planifikuar të zhvillohet në metropolin e Afrikës së Jugut, Johanesburg. Grupi përfshin 19 vende, Bashkimin Evropian dhe Bashkimin Afrikan.