Bilalli: Telefonata e Trump me Putinin do të tregojë se si do të vijojnë ngjarjet

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", diplomati Lutfi Bilalli foli mbi zhvillimet e fundit në konfliktin Rusi-Ukrainë, duke theksuar mundësinë e një telefonate mes Donald Trump dhe Vladimir Putin si një hap i rëndësishëm drejt një armëpushimi të mundshëm.

"Besoj që Trump ka një telefonatë të hënën, nuk është ende krejt e konfirmuar, me Putinin dhe besoj se aty do të sqarohet.

Trump e ka deklaruar që bisedimet i ka jashtëzakonisht të frytshme por aksionet dhe sulmet e Putinit nuk ndalen, pastaj pas bisedimeve fillojnë më ashpër.

50 ditorshi është shumë për vijat e konfliktit dhe për të përballuar gjith ato sulme ruse, e kam fjalën për ukrainasit, mendoj që ka mundësi që gjatë kësaj periudhe më herët, kemi sipas agjensive të ndryshme që Trumpi beson që mund të gjehet një zgjidhje për armëpushim në dy javshin.

Problematike është që rusët dhe Putini në këtë rast i ka disa qëllime që ti arrij, sidomos me 4 zonat në pjesën Lindore", u shpreh ndër të tjera Bilalli.