Snopçe: Pas daljes nga koalicioni, qeveria e Shkupit është e brishtë. Partitë po mendojnë për zgjedhjet lokale
Deputeti i Aleancës për Shqiptarëtn në Maqedoninë e Veriut, Halil Snopçe, sjell të rejat më të fundit nga zhvillimet politik në Shkup, ku së shpejti pritet të mbahen dhe zgjedhjet vendore
I ftuar në një intervistë në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News”, Snopçe komentoi dhe rolin e tij se përfaqësues i opozitës në Kuvend pas daljes së tij nga koalicioni qeverisës me “VLEN”.
“Normalisht Aleanca për Shqipëtarët me në krye Arben Taravarinb vendosi ta lëshojë qeverinë dhe kjo dihet tashmë dhe kujtoj se ne jemi partia e vetme që nga viti 1991 lëshon pushtetin vetë për të dytën herë.
Vendimi erdhi për faktin se kemi konstatuar se agjenda reformuese e koalicionit qeverisës nuk është në drejtimin e duhur për vendin dhe vendosëm t’i rikthehemi popullit.
ASH-ja kishte 5 deputetë, tashmë jemi 3 që kemi mbetur dhe kjo tregon stabilitetin e brishtë që ka qeveria këtu.
Qeveria aktuale i ka numrat për të marrë vendimet, por nuk ka shumicën e cilësuar për votimin e dyfishtë.
Jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe partitë po bëjnë përgatitjet e fundit, ku më 7 gusht do të bëhet shpallja e zgjedhjeve lokale dhe në nëntor do të mbahen ato.
Tek pjesa shqiptare këto zgjedhje do të kenë rëndësi shumë të madhe, ku secila palë kërkon mbështetjen e tyre”, theksoi ndër të tjera deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETIN HALIL SNOPÇE

