47 dështime për një emër/ Rexhaj: Qeveria të marrë vendime, Kosova nuk duhet të mbetet peng
Vendimi i Gjykatës Supreme ka rrëzuar të gjitha aktet nënligjore nga qeveria në detyrë.
Për të folur më shumë për këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte deputeti i LVV Arbër Rexhaj i cili u shpreh se:
" Unë e kam parë këtë me vonesë, kjo ka nënkuptuar me duket ankesën e një operatoreje aty, por nuk është marr ekskluzivisht për një çështje.
Natyrisht nuk është vendimi i fundit. Gjykata kushtetuese mund ta vërtetojë nëse mund të ketë ankesë nga Lëvizja Vetëvendosja. Në aspektin logjik mendoj që kur kalon mandati i një qeverie, qeveria në detyrë duhet të marr vendime sepse vendi ka nevojë për zot shtëpie. Në këtë mënyrë mendoj se nuk ka shkelje kushtetuese sepse tashmë nuk ka qeveri të re.
Pra, derisa nuk ka qeveri të re, atë e zëvendëson qeveria e cila është në detyrë".
