Paketa e Maleve/ Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama bëri të ditur se brenda vetëm 5 ditëve janë regjistruar 787 aplikime nga fermerë dhe banorë të zonave të larta që kërkojnë të përfitojnë nga kjo nismë.
Ai thekson se të gjithë emigrantët posaçërisht, po edhe të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në mal a në zonat kodrinore të vendit.
Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë.
Postimi i Ramës:
Të gjithë emigrantët posaçërisht, po edhe të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në mal a në zonat kodrinore të vendit, për një bujtinë, një agroturizëm, një hotel malor, një fermë apo një linjë agropërpunimi, janë të ftuar të aplikojnë dhe ndërtojnë ME LEJE, duke përfituar nga mbështetja e qeverisë dhe linja e kredisë së butë të Bankës së Shqipërisë.
