VIDEO/ Fluksi i sezonit turistik, tragetet lundrime vajtje-ardhje brenda ditës nga Porti i Durrësit

undjava e kaluar shënoi fillimin e lundrimeve të para të dyfishta në Portin e Durrësit për sezonin turistik 2025, një nga momentet më të rëndësishme për fluksin e udhëtarëve në linjat detare me Italinë.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se  “gjatë fundjavës,  janë regjistruar 8,065 pasagjerë që kanë mbërritur në Durrës nga Italia dhe 2,494 pasagjerë që janë nisur nga Durrësi drejt porteve italiane”.

“Këto lundrime dyfish (vajtje-ardhje brenda ditës) do të vijojnë sipas grafikut të planifikuar nga kompanitë e lundrimit, deri në përfundim të fluksit sezonal”, theksoi APD.

Porti i Durrësit mbetet një pikë kyçe për udhëtimet detare të qytetarëve dhe turistëve, duke ofruar lehtësi në udhëtim dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve portuale.