VIDEO/ Mbyllet aksioni në Theth, shembet me eksploziv ndërtesa e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2025, 16:19
Është shembur paraditen e sotme me eksploziv ndërtesa e fundit në zonën e Thethit, duke përmbyllur kështu aksionin për lirimin e hapësirave në një prej destinacioneve turistike më të njohura të veriut të vendit.
Prej orësh, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses, pa incidente.
Me këtë godinë të fundit, u përmbyll operacioni 9-ditor i IKMT në Theth, teksa u shembën 100 objekte pa leje në fshatin turistik.
Objekti i shkatërruar së fundmi me shpërthim të komanduar, ishte një godinë 3-katëshe.
