U bllokua nga IKMT si ndërtim pa leje/ Procedohen penalisht investitori dhe administratori i pallatit në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2025, 13:08
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Vlorë kanë proceduar penalisht investitorin dhe administratorin e pallatit që u bllokua dje nga IKMT, si ndërtim pa leje.
Këta shtetas u konstatuan në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”, Vlorë.
