Rr*hu gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet 41-vjeçari nga Tropoja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2025, 13:24
Një 41-vjeçar nga Tropoja është arrestuar nga policia e Kukësit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy njerëzve të familjes së saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy familjarëve të saj”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
