Tennis/ Jannik Sinner shpallet ‘Mbreti i Wimbeldon’, zbret nga ‘froni’ Alcaraz
Tenisti italian Jannik Sinner u shpall sot fitues i grand slam të “Wimbledon”.
Në finalen londineze, në turneun më të rëndësishëm të fushave me bar, ai mundi 3-1 me përmbysje spanjollin Carlos Alcaraz (4-6, 6-4, 6-4, 6-4).
Fitore e rëndësishme për numrin 1 në botë, që nuk përsëriti gabimet e finales së “Roland Garros”, duke u hakmarrë ndaj spanjollit.
Alcaraz, numri 2 në botë, dorëzoi kështu titullin e këtij turneu, që e kishte fituar në dy vitet e fundit.
Ky është suksesi i parë në karrierë për Sinner në Wimbledon, ku arriti t’i mbijetojë një eliminimi në cerekfinale, për të shpërthyer më pas ndaj Djokovic dhe Alcaraz. Këtë herë ai arriti të ruajë qetësinë në momentet vendimtare dhe të triumfojë.
Alcaraz arriti të fitojë setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e italianit, që arriti të fitojë nga një “break” në tri setet e tjera me shërbimet e spanjollit.
Sinner ishte më i saktë në lojën në fundore, duke mos i dhënë asnjë shans spanjollit.
