Ter Shtegen i thotë ‘jo’ Monakos, vendos të qëndrojë tek Barça
Monaco ka tentuar të trazojë ujërat në ‘Camp Nou’, duke shprehur interes për të afruar Marc-Andre ter Stegen gjatë kësaj vere, raportojnë burime nga Mundo Deportivo.
Pas huazimit të Ansu Fatisë, klubi francez ka nisur kontakte me përfaqësuesit e portierit gjerman për një lëvizje të mundshme drejt Principatës.
Megjithatë, përgjigjja e Ter Stegen ka qenë e prerë: jo.
Pavarësisht lëvizjeve të brendshme në skuadër dhe sugjerimeve të trajnerit Hansi Flick se ai mund të përballet me më pak minuta pas mbërritjes së Joan Garcia, portieri mbetet i vendosur të qëndrojë në Barcelonë për sezonin 2025/26.
Gjermani e sheh veten ende si lider të portës blaugrana dhe synon të luftojë për vendin e titullarit.
Për momentin, çdo opsion largimi duket i përjashtuar, Monaco do të duhet të kërkojë diku tjetër për portierin e saj të ri.
