Ledri flet për herë të parë për raportin me Xhensila Myrtezajn: Kemi shumë kimi, do funksiononim si çift
Në një intervistë të gjatë dhe të hapur për podkastin e Alketa Vejsiut, Ledri Vula ka thyer heshtjen rreth thashethemeve që po qarkullojnë kohët e fundit për një afrim të veçantë mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.
Edhe pse nuk e pranoi haptazi një lidhje romantike, reperi e përshkroi marrëdhënien e tyre si një bashkëpunim të natyrshëm, të mbushur me ndjenjë dhe mirëkuptim.
“Kemi shumë kimi mes nesh. Jemi si një ekip,” tha ai, duke mos e përjashtuar mundësinë që mes tyre të ketë diçka më shumë sesa miqësi apo bashkëpunim muzikor.
Kur u pyet nga Alketa nëse një lidhje mes dy artistëve si ai dhe Xhensila mund të funksiononte edhe jashtë studios, Ledri u përgjigj me siguri: “Po normal që po, mendoj që do kishte funksionu. Pa marrë parasysh nëse kanë fëmijë apo të kaluar, nëse dy njerëz duhen, dashuria mund gjithçka.”
Ai ndau edhe disa nga arsyet pse e vlerëson Xhensilën:
“Kemi pas një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pas mundësi me fol. Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf të rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë.”
