VIDEO/ E krijoi në moshën 2-vjeçare vetëm me një tavolinë druri, Justin Bieber sjell këngën e frymëzuar nga fëmijëria
Nga Amarda Vishnaj Përditësimi i fundit 12 Korrik 2025, 16:10
Justin Bieber ka publikuar më 11 korrik albumin e tij më të ri, ku një nga këngët që ka tërhequr vëmendjen e fansave është “Dadz Love”.
Kjo këngë duket se është frymëzuar nga një moment i hershëm i jetës së artistit, kur ai ishte vetëm 2 vjeç, dhe ka një ritëm të veçantë të krijuar mbi goditjet e një tavoline druri.
Fansat e tij, të njohur si Beliebers, kanë shfaqur entuziazëm të madh për këtë këngë, duke theksuar se e kanë kuptuar lidhjen personale dhe nostalgjike që përcjell melodisë unike.
“Dadz Love” është shndërruar në një nga këngët më të pëlqyera të albumit, falë ndjeshmërisë dhe origjinalitetit të saj.
