Ledri Vula flet hapur për ndarjen nga Sara Hoxha, ja çfarë ndodhi dhe kush ishte fajtori

Në një intervistë të hapur për podkastin e Alketa Vejsiut, Ledri Vula ka rrëfyer për herë të parë arsyen që çoi në përfundimin e marrëdhënies së tij me Sara Hoxhën.

Ai tregoi se ndarja nuk ishte pasojë e ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje, por se gjithçka ndodhi për shkak të distancës gjeografike mes tyre. Sipas reperit, angazhimet profesionale në vende të ndryshme bënë që lidhja të ftohej me kohën.

“Puna e Sarës ka qenë në Tiranë, puna jeme ka qenë në Kosovë dhe diasporë dhe kjo ka krijuar një distancë dhe i ka ftoh raportet. Distanca e bëri ndarjen më të lehtë”, u shpreh Ledri, duke lënë të kuptohet se ndarja nuk ishte rezultat i ndonjë konflikti, por thjesht i kushteve që i ndanë gradualisht.

Megjithatë, ai theksoi se ruan marrëdhënie shumë të mira me Sarën, pavarësisht gjithçkaje që përflitet në publik.

Ndër të tjera, Ledri komentoi edhe për lidhjen aktuale të Sarës me Erik Fullanin.

Ai u shpreh me pozitivitet: “Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është më shumë me rëndësi,”