Macron: BE duhet të përshpejtojë kundërmasat ndaj tarifave të Trump
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përgatitjet për hakmarrje, duke përfshirë masat kundër shtrëngimit.
Ky reagim i Macron ka ardhur pasi Shtetet e Bashkuara kërcënuan të vendosin tarifa prej 30% për produktet e importuara evropiane.
“Më shumë se kurrë, është përgjegjësi e Komisionit të riafirmojë vendosmërinë e Unionit për të mbrojtur interesat evropiane me energji”, shkroi Macron në platformën X.
Instrumenti Kundër Detyrimit (ACI) i mundëson BE-së tu përgjigjet vendeve të treta që ushtrojnë presion ekonomik mbi shtetet anëtare për të ndryshuar politikat e tyre, duke ofruar një gamë të gjerë veprimesh.
Ndër të tjera, i lejon BE-së të kufizojë aksesin e kompanive të vendeve të treta në tenderët publikë, si dhe të marrë masa që ndikojnë në tregtinë e shërbimeve ose investimeve
