FOTO/ Kim Kardashian bën bujë me ecjen në pasarelë në Paris
Kim Kardashian është vënë sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për ndonjë veshje ikonike apo sukses të ri në biznes, por për ecjen e saj në pasarelën e Balenciaga-s gjatë Javës së Modës në Paris.
44-vjeçarja u shfaq me një fustan elegant krem, të kombinuar me një pallto të lehtë dhe bizhuteri glamuroze, teksa parakalonte për shfaqjen e fundit të shtëpisë së famshme të modës nën drejtimin e dizajnerit prestigjioz Demna Gvasalia.
Flokët i kishte të stiluar në onde, ndërsa grimi i theksuar me nuanca të errëta theksonte ‘look’-un dramatik.
Por pavarësisht paraqitjes vizuale, reagimet e ndjekësve në rrjete sociale ishin të përziera, madje shumë prej tyre e quajtën ecjen e Kim në pasarelë si “të çuditshme”, “të pavend”, madje disa e krahasuan me “një fëmijë të lodhur” apo dikë që ecën “i dehur”.
“Nuk ka dyshim që Kim është shumë e bukur, por nuk është një modele pasarele. Vetëm sepse mundesh… e dini pjesën tjetër”.
Një koment tjetër ironik shkruante: “Ajo s’është aspak modele. Përpjekje, ama”.
Megjithëse Kim është një ikonë e stilit dhe një figurë me influencë të jashtëzakonshme në modë dhe biznes, kjo dalje e saj në pasarelë duket se nuk i ka bindur plotësisht fansat.
