Konflikt i ashpër në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli, tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Burime bëjnë me dije se disa persona janë konfliktuar me shkelma grushta, sende të forta dhe deri në përdorimin e thikës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Gazmend Vreshtazi, i cili është goditur me thikë në kraharor dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësorë. Ndërkohë, 4 persona të tjerë janë shoqëruar në Policinë e Vlorës.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i sherrit, teksa pritet dhe një komunikatë për mediat nga ana e Policisë së Vlorës.