KUR HUMBJA BËHET FILLIM! Selma Skorra, 24-vjeçarja që na kujton se gjithçka është e mundur

Kjo është Selma Skorra, 24-vjeçarja që na kujton se gjithçka është e mundur nëse bëhet me dëshirë dhe vullnet të fortë.

Ashtu si dhe shumë të tjera, vajza ka ndjerë shijen e largimit nga puna edhe pse në moshë të re. Vendin e demoralizimit e mbushi me ide dhe duke i dhënë mundësi vetes të krijojë.

Pesha për të është edhe më e rëndë pasi duhet t’i përkushtohet dhe fëmijës.

Ndërsa rrit vajzën e saj të vogël, ajo jep çdo ditë një shembull se forca, vendosmëria dhe ëndrrat kanë nevojë për guxim.

Ajo thotë se është e kënaqur me punën e saj që ka krijuar, ndërsa tregon se është kërkuar nga shumë.

Apeli i 24-vjeçares është për të gjithë që të mos dorëzohen përballë vështirësive.