LINDJET NË RËNIE NË KORËNE E JUGUT! Autoritetet në alarm për krizën demografike

Edhe në Korenë e Jugut është ngritur alarmi për rënien e lindshmërisë. Autoritetet kanë deklaruar se po përballen me një krizë demografike. Madje edhe subvencionimet e qeverisë duket se nuk po japin rezultat

Në Korenë e Jugut, shteti me lindshmërinë më të ulët në botë, një paradoks po merr formë të gjerë, ku klinikat e fertilitetit janë më të mbushura se kurrë.

Me vetëm 0.72 lindje për grua në vitin 2023 dhe një rritje të vogël në 0.75 këtë vit në 2025 vendi përballet me një krizë demografike serioze. Megjithatë, numri i trajtimeve IVF është rritur me gati 50% në katër vitet e fundit.

“Edhe me takim të caktuar, kam pritur mbi tre orë,” thotë Kim Mi-ae nga Seuli.

Ekspertët thonë se po ndryshon edhe qasja ndaj planifikimit familjar – me më shumë gra që duan ta marrin jetën në kontroll, përfshirë ngrirjen e vezëve dhe trajtimet IVF.

Gratë në Korenë e Jugut bëjnë fëmijën e parë mesatarisht në moshën 33.6 vjeç një nga moshat më të larta në botë.

Qeveria koreane po subvencionon trajtimet  deri në 1,100 dollarë për IVF dhe rreth 1,400 për ngrirje vezësh  por shumë gra thonë se kostot reale tejkalojnë ndihmën.

Me gjithë vështirësitë financiare dhe presionet në punë, shumë gra nuk heqin dorë nga ëndrra për të krijuar familje, gjë që për autoritetet kjo është shenjë shprese.