SPITALET SI “VARREZA TË HESHTURA”! OKB futet për karburant në Gaza, Izraeli: Shpërndarja nuk është puna jonë
Mungesa e karburantit në Gaza ka detyruar mjekët të vendosin disa foshnja të lindura para kohe në një inkubator të vetëm, duke rrezikuar jetët e tyre. Spitalet paralajmërojnë për një katastrofë humanitare, ndërsa Izraeli thotë se shpërndarja e karburantit nuk është përgjegjësi e tij.
Mjekët në spitalin më të madh të Gazës thonë se mungesa ekstreme e karburantit i ka detyruar të vendosin disa foshnja të lindura para kohe në një inkubator të vetëm, në përpjekje për ti mbajtur gjallë ndërkohë që Izraeli vijon sulmet ushtarake.
“Jemi të detyruar të vendosim katër, pesë apo ndonjëherë tre foshnja të parakohshme në një inkubator të vetëm,” tha drejtori i Al Shifa-s për mediat.
“Fëmijët e lindur para kohe janë aktualisht në një gjendje shumë kritike”, shtoi AI,
Personeli mjekësor thotë se rezervat gjithnjë e më të pakta të karburantit rrezikojnë të paralizojnë spitalet dhe klinikat në territoret palestineze, ku shërbimet shëndetësore janë goditur rëndë gjatë 21 muajve luftë.
Kërcënimi nuk vjen “as nga një sulm ajror, as nga një raketë — por nga një bllokadë që po mbyt hyrjen e karburantit,” tha për Reuters, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë në Gaza.
Mungesa e karburantit “po i privon këta njerëz të pambrojtur nga e drejta bazë për kujdes mjekësor, duke e kthyer spitalin në një varrezë të heshtur,” shtoi ai.
Një zyrtar ushtarak izraelit deklaroi se rreth 160 mijë litra karburant të destinuara për spitalet dhe objektet e tjera humanitare janë futur në Gaza që nga e mërkura, por shpërndarja e tyre në nuk është nën përgjegjësinë e Izraelit.
Zyrtari ushtarak izraelit tha se përshkrime të tilla po krijojnë një “narrativë të rreme”.
Ai theksoi se trupat e OKB-së që operojnë në Gaza vendosin si shpërndahet karburanti, dhe se nuk kishte informacion nëse kishte mbërritur ende në Al Shifa.
OKB ndërkohë bëri me dije se ka dorëzuar 75 000 litra karburant në Rripin e Gazës për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, por kjo sasi nuk është e mjaftueshme për të mbuluar as edhe një ditë të nevojave për energji, sipas zyrtareve
Sipas OBSH-së, që nga nisja e operacioneve të Izraelit ndaj Hamasit kanë ndodhur mbi 600 sulme ndaj objekteve shëndetësore dhe vetëm gjysma e 36 spitaleve të përgjithshme të Gazës janë pjesërisht funksionale, sipas agjencisë së OKB-së.

