VIDEO/ Procedohen penalisht 3 shtetas për zënien e hapësirave publike në Golem
Vijojnë kontrollet e Policisë në kuadër të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve të subjekteve gjatë sezonit veror.
Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, në zonën e Golemit, janë proceduar penalisht 3 shtetas, pasi kishin zënë hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.
Të proceduarit janë: P. Gj., 56 vjeç, banues në Golem; Q. S., 61 vjeç, banues në Kavajë; R. A., 66 vjeç, banues në Golem.
Sipas Policisë, ndaj tyre ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës thekson se do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve, duke ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112.
