Alarmi në Norvegji: Ndryshimet e klimës po zhdukin salmonin
Popullata e salmonit të egër në Norvegji po pëson një rënie dramatike për shkak të fermave të peshkut dhe ndryshimeve klimatike, duke kërcënuar ekosistemet lumore dhe detare atje. Autoritetet po marrin masa, si pezullimi i peshkimit të tij, për të mbrojtur këtë specie ikonike dhe për të siguruar rikuperimin e saj.
Popullata e salmonit të egër në Norvegji rrezikon zhdukjen.
Ajo po përballet me një rënie dramatike, duke ngritur alarmin se zinxhiri ushqimor në ekosistemet lumore apo detare atje mund të dëmtohet.
Faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë situatë janë fermat e peshkut, të cilat shpesh përdorin metoda intensive të kultivimit të salmonit të rritur, duke shkaktuar përhapjen e sëmundjeve dhe ndotjen e mjedisit natyror.
Tjetër shkak është ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike, të cilat kanë ndryshuar kushtet e jetesës në lumenjtë dhe detet ku salmoni zhvillohet dhe riprodhohet, duke ulur shanset e mbijetesës së kesaj specieje.
Ekspertët dhe autoritetet e mjedisit po kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme, duke balancuar kërkesat ekonomike të industrisë së peshkimit me nevojën për ruajtjen e biodiversitetit dhe ekuilibrin ekologjik.
Shpesh ata vendosin pezullimin e peshkimit të tij në lumenj për të mbrojtur popullatat në rrezik dhe për të lejuar rikuperimin e tyre.
Salmoni i egër është një specie ikonike për Norvegjinë, pjesë e rëndësishme e kulturës dhe ekonomisë së vendit.
Në vitin 2021, salmoni i egër u fut në listën e kuqe të specieve të rrezikuara në Norvegji, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjeve të shpejta dhe të koordinuara.

