TENIS/ Wimbledon, Sinner e Djokoviç kualifikohen e sfidohen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale

U zhvilluan të mërkurën dy çerekfinalet e fundit në Wimbledon për meshkuj, teksa Jannick Sinner dhe Noval Djokoviç, ruajtën pritshmëritë, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale, aty ku të premten do të sfidojnë njëri tjetrin, në një finale të parakohshme.

Pavarësisht një shqetësimi në bërryl,që italiania Sinner pati në sfidën e kaluar ndaj bullgarit Dimitrov, nr.1 i botës tregoi edhe njëherë në fushën me bar cilësitë e tij të jashtë zakonshme teksa mposhti në tre sete amerikanin Ben Shelton me rezultatin (7-6, 6-4, 6-4).

Italiani dominoi me shërbimin dhe theu dy herë amerikanin në setet e dytë dhe të tretë. Shelton pavarësisht se ishte konkurrues në çdo set, u duk pa energji mjaftueshëm për të sfiduar e për të mposhtur Sinnerin, që shkon kështu me plotë meritë në gjysmëfinale të tuneut.

Në raundin gjysmëfinal ai do të përballet me serbin Novak Djokoviç. Nole theu 3-1 me sete italianin Flavio Cobolli, i cili zhvilloi një ndeshje të fortë ndaj Djokovic, duke fituar setin e parë në tie-break, por më pas ishte serbi përmbysi gjithçka dhe fitoi 3-1 (6-7, 6-2, 7-5, 6-4). Nole arrin gjysmëfinalen e 14-të në Wimbledon dhe do të sfidojë Sinner për të kërkuar finalen e madhe të 13 Korrikut në turneun më të vjetër e më prestigjioz të tenisit botëror.