Zyrtare/ Ish-ndihmësi i Gegës te Partizani merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

Marko Jovanoviç është zyrtarisht trajneri i ri i Apolonisë.

Serbi është një emër i njohur për tifozët shqiptarë, pasi ka qenë ndihmës i Skënder Gegës te Partizani gjatë sezonit 2018, si dhe pjesë e stafit teknik te Luftëtari dhe Kukësi, ku ka ushtruar edhe rolin e videoanalistit.

Së fundmi, Jovanoviç ka drejtuar skuadrën serbe Dinamo Jug, të cilën e ka ngjitur me sukses në Kategorinë e Parë në Serbi, duke konfirmuar edhe një herë aftësitë e tij në ndërtimin e ekipeve konkurruese.