KRYEMINISTRJA UDHËROI! Ish-liderja e Bangladeshit autorizoi përdorim armësh ndaj protestuesve

Ish-kryeministrja e Bangladeshit ka urdhëruar vrasjen e protestuesve gjatë demonstratave studentore, tregon një audio e verifikuar nga ekspertët. Sipas OKB gjatë tubimeve u vranë mbi 1400 persona, dhe ish liderja përballet me akuza për krime kundër njerëzimit ndërsa strehohet në Indi

Kjo audio e verifikuar nga BBC Eye tregon se ish-kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, ka urdhëruar forcat e sigurisë të qëllojnë për të vrarë mbi protestuesit, gjatë demonstratave masive të udhëhequra nga studentët vitin e kaluar.

Në regjistrimin e datës 18 korrik te 2024 të verifikuar për vërtetësinë Hasina dëgjohet duke thënë: “Kudo që t’i gjeni, qëlloni”.

Sipas hetimeve të kryera nga  OKB, më shumë se 1,400 njerëz humbën jetën në protestat që shpërthyen kundër privilegjeve në punësim.

Me tej thuhet se në një nga incidentet më të përgjakshme më 5 gusht, vetëm në zonën e Jatrabarit u vranë të paktën 52 protestues nga policia.

Sheikh Hasina, që qeverisi për 15 vjet Bangladeshin , u rrëzua nga pushteti verën e kaluar.

Ajo është strehuar në Indi dhe nuk ka dhënë  asnjë deklarat se do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë, ndërsa një gjykatë speciale në Daka ka nisur gjyqin për krime kundër njerëzimit.

Ish kryeministrja e Bangladeshit akuzohet për dhënien e urdhrave për vrasje masive, komplot dhe nxitje të dhunës. Po ashtu 203 persona janë paditur, mes tyre zyrtarë të lartë dhe drejtues të policisë.

Ndërsa qeveria e përkohshme e drejtuar nga fituesi i Nobelit për Paqe, Muhammad Yunus, po përgatitet për zgjedhje të reja kombëtare.

Mediat shkruajnë se aktualisht nuk dihet nëse partia e Hasinës do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhje.