Gentian Selmani zyrtarizohet si portieri i ri i “Teutës” së Durrësit
Gentian Selmani është portieri i ri i “Teutës” së Durrësit.
I dalë nga moshat e ‘Partizanit’, 27-vjeçari u bë i njohur për paraqitjet me “Laçin”, teksa në Shqipëri ka mbajtur veshur edhe fanellat e “Kastriotit” dhe “Tiranës”. Selmani ka luajtur edhe në Turqi, ku kaloi katër vite mes “Menemenspor” dhe “Boluspor”.
Pas marrjes së presidencës nga Fatos Troplini, zyrtarizimit të trajnerit Enkeleid Dobi dhe drejtorit sportiv Renato Arapi, durrsakët kanë nisur merkaton.
Këtë të mërkurë klubi durrsak ka zyrtarizuar afrimin e Gentian Selmanit (27 vjeç), ish-gardianit të Kombëtares, që pak javë më parë mbylli aventurën dyvjeçare me “Tiranën”.

“KF Teuta ka zyrtarizuar afrimin e portierit të njohur, Gentian Selmani. Gardiani 27-vjeçar, i cili ka spikatur ndër vite në Kategorinë Superiore dhe jashtë saj, do të mbrojë ngjyrat blu duke nisur nga sezoni i ri.
Selmani, me përvojë dhe cilësi të larta mes shtyllave, pritet të jetë një pikë e rëndësishme për skuadrën durrsake”, njofton klubi durrsak.

