VIDEO/ Rivalët e Shkëndijës në Champions s’kanë fanella, shënojnë numrin me stilolaps
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2025, 08:00
Një moment epik në kufijtë e absurdes është regjistruar në duelin e raundit të parë të Champions-it mes uellsianëve të TNS dhe skuadrës shqiptare të Shkëndijës së Tetovës.
Në fundin e pjesës së parë, një futbollist i TNS u dëmtua duke lënë fushën me barrelë! Bëhet fjalë për mbrojtësin Smith i cili u zëvendësua nga Kraig.
Duket se skuadra uellsiane nuk kishte fanella mjaftueshëm për këtë përballje, teksa u dëtyrua të improvizonte numrin 18 me stilolaps.
Një situatë më të vërtet amatoreske kur bëhet fjalë për një ndeshje të Championsit.
Ky moment është bërë viral edhe në rrjet.
