Champions/ Shkëndija e Tetovës reziston në Uells, mbyllet pa gola sfida ndaj TNS

Ka filluar dje faza e parë e raundit të parë kualifikues në Champions League, aty ku marrin pjesë edhe ekipet shqiptare.

Shkëndija e Tetovës luajti në transfertë ndaj uellsianëve të TNS me ndeshjen që u mbyll pa gola.

Vendasit ishin më kërkues gjatë gjithë ndeshjes, por pa gjetur golin.

Kuqezinjtë e Tetovës të drejtuar nga Jeton Beqiri do të kërkojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit që do ta luajnë në shtëpi pas një jave.