I dënuar për drogë në Itali, pranga 39-vjeçarit në Durrës

Arrestohet në qytetin e Durrësit  një 39-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Behar Gerguri, 39 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Milanos, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Autoritetet shqiptare vijojnë procedurën për ekstradimin e tij drejt Italisë.