VIDEO/ Dyshohet se është vr*rë, zbardhet EMRI i të riut që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2025, 09:21
Renis Dobra, 23 vjeç nga Burreli është i riu, i cili u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat.
Mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra kishte bërë kallëzim në komisariatin e Matit ku kishte denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin dhe kërkonte ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij.
Pas disa orësh kërkime, ai u gjet i pajetë, teksa sipas Policisë automjeti i të riut dyshohet se ka rënë në liqenin e Shkopetit. Policia nuk e saktëson shkakun e vdekjes së 23-vjeçarit, por mediat raportojnë se i riu dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Dyshohet se 23-vjeçari është rrëmbyer ditën e djeshme para se të ekzekutohej.
