Shpëtoi 2 turistët në Shkodër, por u mb*t! Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali.

Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën.

Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të.