VAPA NDEZ NERVAT! Koromani: Temperaturat e larta përkeqësojnë zhvillimet psikologjike dhe psikike

Temperaturat e larta që kanë kapluar vendin tonë, janë shtyse ndaj një sfide të re, asaj të shëndetit psikologjik.

Ekspozimi i tepërt në diell mund të shkaktojë reaksione psikologjike si ankthi, depresioni, ndjenja të lodhjes e të tjera.

Sipas psikologes Rudina Koromani, temperaturat e nxehta ndikojnë në përkeqësimin e zhvillimeve psikologjike dhe atyre që janë të një niveli më të lartë, psikiatrike.

E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Koromani u shpreh se kjo nis nga një rritim i shtuar i gjendjes së ankthit, duke qenë se temperaturat e larta prekin pjesën e zemrës dhe frymëmarrjes, ku kemi një frymëmarrje të vështirësuar, kemi një ankth dhe shtim të simptomave të tyre.

“Po ashtu kemi një luhatje të humorit i cili shoqërohet me atë irritimin e ankthit dhe një gjendje agresive të shtuar.

Mbi të gjitha kemi një prekje dhe dëmtim, një ulje të funksioneve njohëse të individit, ku kujtesa, përqendrimi, fokusi bëhen më pak aktive dhe inteligjente pikërisht për shkak të këtyre temperaturave të larta.

Po ashtu, kemi përkeqësime të individëve të cilët vuajnë nga çrregullimet të shëndetit mendor dhe mjekohen me anti-psikotrop direktit të cilët në bashkëpunim me nxehtësinë, sipas studimeve, ka rezultuar se kjo kategori përkeqësohet më shumë”, u shpreh ndër të tjera psikologia Rudina Koromani.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PSIKOLOGEN RUDINA KOROMANI