TELENOVELA PERRY-BLOOM! Disa ditë pas ndarjes, çifti u bashkua në jahtin luksoz të Bezos
Vetëm disa ditë pas njoftimit për ndarjen e çifit Katy Perry-Orlando Bloom, po aludohet për një ribashkim të mundshëm. Dyshja janë parë në një jaht luksoz të çifit të sapomartuar Bezos, bashkë me vajzën e tyre katër vjecare.
Ndarja e deklaruar në tre korrik mes Këngëtares së njohur e muzikës pop Katy Perry, me aktorin Orlando Bloom nuk i ka ndaluar që të kalojnë momente argëtimi së bashku edhe pas divorcit. Ish çifti është fotografuar së bashku me Xhef Bezos dhe gruan e tij duke kaluar pushimet në një jaht ku raportohet për një tur në Mesdhe.
Për disa prania e tyre në jahtin luksoz të te sapomartuarve, mund të jetë një shenjë ribashkimi.
Megjithatë, gjatë qëndrimit në jaht Bloom është parë të bisedonte ne intimitet me një grua misterioze, e cila nuk është një figurë e njohur për publikun.
Ndersa Perry ndërkohë po shijonte disa ditë pushimi nën shoqërinë e miqve të saj, ku dukej tepër e qetë.
Si Katy Perry edhe Orlando Bloom, kanë pasur nga një martesë respektivisht në të shkuarën.
Ylli i muzikës pop u martua në vitin 2012 me komedianin Rusell Brand, ndërsa Bloom kurorëzoi me martesë romancën me modele australiane, Miranda May Kerr, martesa të cilat përfunduan me divorc.

