Çlirimi i “tokave të xanuna”, Meçe: Me lejet e dhëna nga Bashkia janë zaptuar rreth 12 % e hapësirave publike në Tiranë

Prej ditësh policia dhe IKMT me urdhër direkt të kryeministrit Edi Rama ka nisur një aksion të gjerë që njihet edhe si “Tokë e xanun” që shtrihet në gjithë territorin e vendit, atë të çlirimit të hapësirave publike të zaptuara nga privatët.

Për të kuptuar më shumë mbi efikasitetin e këtij aksion në një intervistë për “Ora News”, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se prej vitesh ka ngritur zërin kundër lejeve të dhëna nnga Bashkia e Tiranës dhe që kaë zënë rreth 12 për qind të hapësirave publike të kryeqytetit.

“Kështu që kjo ishte në pritshmërinë e tillë një gjë e tillë. Por në raste të tilla duhet të kemi kujdes, pasi nuk kemi të bëjmë me shkelje të një apo dy personave, por kemi një politikë të tërë me të cilën jemi familjarizuar me të gjithë.

Por tashmë në këto kushte kur na thuhet që kemi me cenim të ligjit, atëherë dhe reagimi jonë vjen i papritur, pasi hasim dhe në forma arrogante të zbatimit të ligjit.

Por këto janë të debatueshme, por të gjithë biem dakord që ato hapësira duhen liruar.

Por çështja shtrohet se si janë zënë dhe nën hundën e kujt janë zënë? Dhe a jemi në kuadër të shkeljes së ligjit nga ai që e ka zënë hapësirën?

Sepse dhe koncepti i zënies së hapësirës publike është shumë delikate, pasi kemi zënie të një hapësire të lirë dhe një hapësire publike që është në dëm të banorëve!

Në Vlorë po debatohet pikërisht për të dyja temat, ndërsa në Tiranë kemi të bëjmë se ish-lulishtet janë zënë me konstruksione dhe këto konstruksione janë pa leje, por në konceptin tonë janë me leje.

Pra në Bashkinë e Tiranës ka pasur një qëndrim për t’i okupuar këto hapësira. Pra çfarë qëndrimi duhet mbajtur në këtë rast? pRa kjo është një filozofi e tërë që duhet të marrë fund”, u shpreh ndër të tjera inxhinieri Arben Meçe.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME INXHINIERIN ARBEN MEÇE