Raiffeisen Bank hap aplikimet për Kredinë e Butë për banesë në Tiranë

Tiranë, qershor 2025 — Raiffeisen Bank Shqipëri njofton hapjen e aplikimeve për Kredinë e Butë për banesë, në kuadër të programit të “Subvencionimit të Interesave të Kredisë”, që zbatohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kjo nismë ka si synim të mbështesë familjet e reja dhe individët e pa strehë, të përzgjedhur nga Bashkia e Tiranës, për të blerë banesën e parë me kushte të favorshme dhe të përballueshme.

Të gjithë përfituesit e shpallur në listën zyrtare të Bashkisë Tiranë ftohen të aplikojnë pranë degëve të Raiffeisen Bank në kryeqytet.

“Kredia e Butë është një kredi me qëllim Blerje Banese por me kushte shume më të mira se një Kredi standarde. Konkretisht me normë interesi 3% per klientin, e cila qëndron e pandryshuar për të gjithë jetën e kredisë dhe me 0% komision administrimi.

Pjesë e vizionit të Bankës sonë, është mbështetja që në vazhdimësi kryejmë ndaj komunitetit në tërësi dhe grupeve të veçanta prandaj kemi ardhur me këtë kredi sociale me afat deri në 30 vite, pa nevojë për bashkëkredimarrës (garantor) dhe aprovim te shpejtë”

Kredia e Butë ofrohet me përfitime të ndjeshme për përfituesit, përfshirë:

•       Normë interesi fikse prej 3% për gjithë jetën e kredisë

•       ZERO komision administrimi

•       Këste të pandryshuara që garantojnë stabilitet afatgjatë

•       Financim deri në 85% të vlerës së banesës (me mundësi deri në 100% të çmimit të blerjes, sipas kushteve të bankës duke siguruar mbulimin e nevojshem me kolateral)

•       Aplikim të thjeshtuar dhe procedurë të përshpejtuar

•       Këshillim personal nga stafi i specializuar i bankës