Veliaj në burg, Myzyraj: Qeveria duhet të vendosë çfarë do të bëhet me kryeqytetin
Në një intervistë të dhënë në studion e lajmeve të "Ora News", gazetari Isa Myzyraj analizoi situatën politike të pushtetit vendor dhe përgatitjet e Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në disa bashki.
" Partia socialiste në pushtet është më komode, pra nuk ka për çfarë të vajtojë dhe sigurisht që do e shtrroj rrugën për zgjedhjet elektorale të vitit 2027, por jo vetëm aq për shkak se sigurisht pritet që në një të ardhme jo fort të largët të paktën 3 bashki në vend mund të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.
Është Berati dhe Tepelena për shkak se kryetarët kanë dhënë dorëheqje. Gjithashtu edhe bashkia e Matit, që kryebashkiakët e tyre janë bërë deputet. Pra 3 bashki janë we sigurt që brenda vitit 2025 do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.
Pastaj është bashkia e Tiranës, me kryebashkiakun Erion Veliaj në burg dhe me një vendim të diskutueshëm që pritet të merret ditën e nesërme nga Gjykata e lartë. Duket se do të vuloset qëndrimi i tij dhe kështu tanimë sigurisht që qeveria Këshilli i Ministrave duhet të veproj që ti vendos kapak kësaj situate se çfarë do të bëhet me kryeqytetin, kur shohin dhe një aksion të madh të Ramës për tu paraqitur si kryebashkiaku i dy qyteteve më të mëdha të Shqipërisë, Tirana dhe Vlora", u shpreh Myzyraj.
