Egjipt/ Zj*rr në një ndërtesë telekomunikacioni në Kajro, pl*gosen 14 persona (VIDEO)
Të paktën 14 persona u plagosën ditën e sotme nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë telekomunikacioni në qendër të Kajros, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit.
Mediat lokale raportojnë se zjarri është vënë nën kontroll.
Sipas burimeve incidenti ndodhi për shkak se u shfaqën probleme me rrjetin e telekomunikacionit dhe lidhjet e internetit, ndërsa disa linja telefonike dolën jashtë funksionit.
Autoriteti Kombëtar Rregullator i Telekomunikacionit bëri me dije se zjarri nisi në sallën e operacioneve dhe qendrën e kontrollit, në katin e shtatë të Qendrës së Thirrjeve Ramses, që i përket Kompanisë Egjiptiane të Telekomunikacionit.
Për pasojë, pati ndërprerje të përkohshme të shërbimeve të telekomunikacionit. Për arsye sigurie, furnizimi me energji elektrike në ndërtesë u ndërpre, por shërbimet pritet të rikthehen brenda orëve në vijim.
Më herët, një re e dendur tymi u pa duke u ngritur mbi lagjen Ramses në Kajro.
Agjencia zyrtare e lajmeve MENA raportoi se zjarri u izolua përpara se të përhapej në pjesë të tjera të ndërtesës apo në godina përreth. Sipas një burimi sigurie, hetimet paraprake sugjerojnë se shkaku i mundshëm i zjarrit ishte një qark i shkurtër.
Ndërtesa dhjetëkatëshe ka shërbyer më parë si seli e Ministrisë së Telekomunikacionit.
???? Breaking: Circulating footage shows the extent of the fire that broke out at Ramses Central in downtown Cairo, Egypt. pic.twitter.com/6Cx33b1NJB
— Gaza’s News (@yemen24a) July 7, 2025
