Kosova pa institucione, analisti Dili: Klasa politike e përçarë, pasojat e ndjejnë qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2025, 20:45
Përmes një interviste në Ora News, analisti Visa Dili tha se Takimet si me Kurtin ashtu edhe me Osmanin nuk ishin të frytshme për zgjidhjen e ngërçit në Kosovë.
Dili: Takimet si me Kurtin ashtu edhe me Osmanin nuk ishin të frytshme. Indikator i qartë ishin informacionet dhe deklaratat që vinin nga të gjitha partitë. Nuk ekziston një vullnet që të lëshohet pe dhe të respektohet aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese. Çdo gjë po ndodh për inat dhe pasojat më të mëdha po i pësojnë qytetarët e republikës së Kosovës.