FOTO-GALERI/ Akti i parë drejt rrëzimit të murit komunist! Sot, 35 vjet nga hyrja e shqiptarëve në Ambasada

Në 2 korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të huaja që funksiononin në atë kohë në Shqipëri, në kërkim të lirisë së munguar prej 5 dekadash.

Brenda pak ditëve në oborret e ambasadave të Gjermanisë, Francës, Italisë e të Greqisë, kishin ngritur “kampin e fushimit” rreth 5.000 refugjatë shqiptarë që kërkonin azil politik.

Edhe pse nuk e dinin se ku do të përfundonin, shqiptarët kapërcyen muret e selive diplomatike në Shqipëri me një qëllim të vetëm: ikjen për në perëndim.

FOTO-GALERI/ Akti i parë drejt rrëzimit të murit komunist! Sot,

Kjo ngjarje është konsideruar si rënia e “Murit të Berlinit” në Tiranë, që më pas do të sillte dhe zhvillime të tjera për të kulmuar në dhjetor të vitit 1990 me lëvizjen studentore dhe lejimin e pluralizmit politik.

Në këtë 35-vjetor të hyrjes së shqiptarëve në territorin e ambasadave të huaja, Ambasada Gjermane në Tiranë, publikoi online një ekspozitë digjitale me imazhe nga kjo periudhë.

FOTO-GALERI/ Akti i parë drejt rrëzimit të murit komunist! Sot,

Në Ambasadën Gjermane kërkuan strehim më shumë se 3200 persona ndërkohë azilkërkuesit në total arrinin në 5000 vetë.