Një gotë verë në Tarquina! Mes Etruskëve, Arbëreshëve dhe kodrave të arta: udhëtim në zemrën antike të Lazios

Qytet etrusk për nga përkryerja, ruajtës i një prej nekropoleve më të jashtëzakonshme të Mesdheut, Tarquinia është gjithashtu një tokë migrimesh të lashta, bukurie rurale dhe kthimi te rrënjët.

Këtu mes varresh të pikturuara, rrugicash të qeta dhe fushas gruri, ndërthuren historia, arti dhe jeta.

Aty ku historia takohet me peizazhin

Është e pazakontë të mbërrish në Tarquinia pa u magjepsur. Profili i qytetit ngrihet me hijeshi mbi kodrat që shohin nga Deti Tirren, i zhytur në një dritë që duket se reflekton shekujt. Udhëtari që mbërrin  zbulon shumë më tepër sesa një pasuri arkeologjike: Tarquinia është një libër qytetërimesh, i hapur nga vetë historia – nga rrënjët etruske, te gjurmë shqiptare, deri tek bukuria e thjeshtë e ditëve tona.

Tarquinia etruske: kryeqytet i kujtesës dhe destinacion turistik

Një gotë verë në Tarquina! Mes Etruskëve,

Por është sidomos e kaluara etruske ajo që e bën Tarquininë një qendër kulturore me vlerë të jashtëzakonshme. Nekropoli i Monterozzit, me mbi 200 varre të pikturuara, është një nga sitet arkeologjike më mahnitëse në botë, i shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO. Vizitorët mund të admirojnë afreske mbi dy mijë vjet të vjetra, që tregojnë valle, bankete dhe rite, duke dhënë një vizion të gjallë dhe poetik të qytetërimit etrusk.

Muzeu Kombëtar i Tarquinias, i vendosur në Pallatin Vitelleschi, ruan objekte unike si relievi i famshëm i kuajve me krahë, simbol i qytetit. Tarquinia është kështu një destinacion i privilegjuar për turizëm kulturor, që tërheq studiues, pasionantë dhe udhëtarë kureshtarë nga e gjithë bota.

Bukuri natyrore, kodra dhe kthim tek toka

Përveç shpirtit të saj historik, Tarquinia ofron një peizazh rural që të rigjallëron. Kodra me grurë, ullinjtë e lashtë dhe aroma e detit krijojnë një mjedis të përsosur për ata që kërkojnë turizëm të qetë, autentik dhe të qëndrueshëm.

Të ecësh mes shtigjeve që kalojnë pranë fushave dhe varreve etruske, të marrësh pjesë në vjeljen e ullinjve apo të shijosh bukën tradicionale me miell vendas, do të thotë të përjetosh historinë me shqisa.

Gjithnjë e më shumë vizitorë zgjedhin Tarquininën jo vetëm si destinacion turistik, por si vend shpirtëror, një kthim në shtëpi, në tokë dhe në kohën natyrore.

Një prani shqiptare pak e njohur

Jemi në shekullin XV. Më 17 shtator 1458, Papa Pio II, humanist i madh dhe përkrahës i kryqëzatave kundër osmanëve, i shkruan një lëtë kontit të Pitiglianos. Ai përmend një shqiptar në arrati, që kishte mbërritur në Corneto (emri i vjetër i Tarquinias) dhe ishte strehuar pas djegies së disa fushave me grurë. Është një nga dëshmitë e para të dokumentuara të pranisë arbëreshe në zonën e Tuscias.

Disa dekada më vonë, në vitin 1484, disa familje shqiptare – vendosen në territorin e Tarquinias. Është një faqe pak e njohur e historisë, që na kujton se kjo tokë ka qenë gjithmonë vend pritjeje për popuj në lëvizje, një urë kulturash dhe një strehë për identitete që kërkonin paqe.

Mbi murin e një prej sallave qendrore të Bashkisë së Tarquinas emrat Dardus, Troja, Alba, etj., ndezin shkëndija të një historie që ka ende shumë për t'u rrëfyer.

Udhëtim mes qytetërimesh, bukurie dhe identiteti

Një gotë verë në Tarquina! Mes Etruskëve,

Tarquinia është shumë më tepër sesa një muze në ajër të hapur.

Është një vend i gjallë, ku bashkëjetojnë kujtimet e Etruskëve, prania e Arbëreshëve, menccuria e fshatit dhe bukuritë e natyrës mesdhetare. Është një destinacion ekzemplar që ndërthur me mjeshtëri kulturën, historinë dhe peizazhin në një harmoni të rrallë.

Këtu, udhëtari nuk viziton thjesht një vend – ai lidh jetën me rrënjtë, prek kohët e lashta dhe ndjen historitë e njerëzve që kanë kaluar këtej, shekuj më parë.

Një gotë verë në Tarquina

Në Tarquina gjen jo vetëm varret etruske dhe artin e lashtë, por edhe tokën e vreshtave me rrushit e rritur bio dhe wers që ka shoqëruar për mijëvjeçarë jetën e banorëve autoktonë.

Që nga banketet e pikturuara në varret etruske, ku burrat dhe gratë ngrinin gotat në festa të hareshme, e deri te tavolinat e sotme në kodrat përreth qytetit, ëera ka qënë gjithmonë pjesë e shpirtit të kësaj tokë.

Në nekropolin e Monterozzit, ndër skena kërcimi dhe muzikantësh, shfaqen shpesh kupat etruske të wers, dëshmi e një kulture të hershme të gëzimit dhe mikpritjes.

Vreshta moderne mbi tokë të lashtë

Sot, Tarquinia dhe rrethinat e saj vazhdojnë të prodhojnë ëera cilësore, falë tokës së pasur vullkanike, klimës mesdhetare dhe trashëgimisë bujqësore që nuk është shkëputur kurrë nga rrënjët.

Në këto kodra rriten varietete si vermentino, sangiovese  trebbiano etj

Kantinat lokale ofrojnë degustime mes ullinjve, gurëve të lashtë dhe erës nga deti – një përvojë unike për turistët e ëerës dhe dashnorët e natyrës.

Në Tarquinia, një gotë ëerë nuk është thjesht një pije – është kthim në kohë. Një mënyrë për të shijuar çfarë ndjenin etruskët në festat e tyre, çfarë provonin arbëreshët në kthimin nga fushat dhe çfarë ndjejnë sot vendasit që jetojnë në harmoni me tokën.

Turizmi i wers, i kombinuar me vizitat kulturore dhe ushqimin vendas, është një nga përvojat më autentike që qyteti ofron. Ndër fermat, kantinat dhe agro-turizmat, udhëtari gjen shije të rralla dhe mikpritje të ngrohtë, që e bëjnë Tarquininë një vend ku udhëtimi është kujtim, kulturë dhe kënaqësi.