Trump këmbëngul: Projektligji i shpenzimeve do të jetë më i madhi i miratuar ndonjëherë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2025, 18:30
Ditën e sotme, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vizitoi qendrën e paraburgimit të migrantëve "Alligator Alcatraz" në Florida.
Sipas mediave të huaja, Trump u pyet për "projektligjin e tij të madh dhe të bukur" me senatorët që janë në një maratonë "vote-a-rama".
"Po shkojmë mirë, Ron," tha Trump ndërsa iu drejtua guvernatorit të Floridës, DeSantis.
Por Trump refuzoi të thoshte nëse ishte i bindur për miratimin e projektligjit. "Nuk e di, çfarë është besimi?" u përgjigj ai.
"Mendoj se do të jetë projektligji më i madh i miratuar ndonjëherë”, shtoi më tej Trump. "Edhe për ty," i tha ai-DeSantis.
