Zvicra në referendum në nëntor për taksën 50% mbi trashëgiminë e pasurive të mëdha

Zvicra do të vendosë në nëntor për taksën e lartë mbi trashëgiminë të pasurive të shumë të pasurve.

Siç raporton Bloomberg, Socialistët e Rinj po promovojnë një plan që i lejon shtetit të marrë gjysmën e aseteve të trashëguara mbi 50 milionë franga (rreth 53.5 milionë euro) pas vdekjes së pronarit.

Një grup i njohur si Juso ka mbledhur 100,000 nënshkrime në mbështetje të këtij propozimi, i cili synon të përdorë të ardhurat për financimin e masave kundër ndryshimeve klimatike.

Edhe pse parlamenti dhe qeveria janë kundër, rregullat e demokracisë së drejtpërdrejtë në Zvicër kërkojnë zhvillimin e një referendumi për këtë çështje, i cili do të mbahet më 30 nëntor, njoftoi qeveria të martën.

Zvicra njihet si një parajsë fiskale dhe kohët e fundit ka regjistruar një valë largimesh të individëve të pasur nga Britania, për shkak të heqjes së trajtimit preferencial për ‘jo-dominuesit’ dhe taksave mbi pasurinë në Norvegji.

Kritikët e kësaj nisme shqetësohen se nëse propozimi kalon, ai mund të shkaktojë një kthesë negative, duke rrezikuar largimin e taksapaguesve të mëdhenj dhe duke dëmtuar ekonominë.

Një koalicion partish nga qendra në të djathtë po bën fushatë kundër planit.

Taksa brutale prej 50% mbi trashëgiminë kërcënon ekzistencën e bizneseve familjare dhe imponon kosto të larta ekonomike,” thuhet në një deklaratë të grupit. “Kjo është një goditje për të gjithë.”