FOTO+VIDEO/ Pas 5 ditësh elektrizuese, festivali i këngës “Glastonbury 2025” në Britani uli siparin

Pas 5 ditësh elektrizuese me performanca surprize, veshje të çmendura dhe vapë përvëluese, festivali i këngës në Britani uli siparin.

E diela ishte një mbrëmje magjike, jo vetëm si nata e fundit e Glastonbury, por edhe për këngëtarët që performuan.

Mbrëmja nisi rreth orës 5 pasdite me këngëtarin Rod Stewart, i cili interpretoi “Tonight I’m Yours”, teksa veshur mbante fanellën e Celtic.

Pas 2 vitesh mungese, për shkak të një problemi me kordat, Lewis Capaldi-t bëri një rikthim surprizë, tejet emocional.

Në vitin 2023, ai u detyrua t’i linte koncertet e tij në mes për shkak të sindromës Tourette, por siç dukej çdo gjë i përkiste tashmë të shkuarës dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore,

“Hera e dytë është fantastike për të gjithë”, - tha ai, ndërsa sytë iu mbushën me lot.

FOTO+VIDEO/ Pas 5 ditësh elektrizuese, festivali i këngës

Fansat kënduan në çdo sekondë bashkë me të hitet si: “Before You Go” e  deri te kënga përmbyllëse “Someone You Loved”.

Jorja Smith zgjodhi një stil sa të veçante edhe të çuditshëm në të njëjtën kohe. Ajo  u shfaq në skene me lugë ne dore dhe çorape, ndërsa lugëtI mbanin në duar edhe të pranishmit gjithashtu, duke krijuar një atmosferë unike.

FOTO+VIDEO/ Pas 5 ditësh elektrizuese, festivali i këngës

“Worthy Farm” shpërtheu në duartrokitje kur në skenë u panë djemtë e One Directions, Harry Styles dhe Louis Tomlinson, ndërsa këngëtarja amerikane Olivia Rodrigo e mbylli denjësisht mbrëmjen me  Drivers License dhe “Vampire.

Performancat që nisen që nga perëndimi i diellit e deri sërish të nesërmen në mëngjes, rezervuan shumë argëtim për të gjithë të pranishmit.

Pas një viti pushim, edicioni I radhës do të mbahet në vitin 2027.