"E kapi prime-n”, por humbi pikë/ Konkurentes i bie parukja gjatë sfilatës, juria nuk e fal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2025, 09:37
Në spektaklin “She’s on Top”, konkurrentja Medea zgjodhi të bënte një paraqitje ndryshe, duke u shfaqur me një paruke në sfilatë.
Por surpriza e vërtetë erdhi gjatë ecjes në pasarelë, kur ajo qëllimisht e rrëzoi paruken, në një përpjekje për të spikatur.
Gjesti i saj u prit me reagime të ndryshme, por anëtarja e jurisë Sara Gjordeni nuk u shfaq aspak e impresionuar. Ajo e konsideroi veprimin si të ekzagjeruar dhe të panevojshëm.
“Ke bërë më shumë seç duhej. Qëndro te origjinaliteti yt,” – i tha Sara.
