FOTO/ E adoptoi në vitin 2011, ndërron jetë qenushi i Zuckerberg: Shijoje parajsën, djalosh i vogël!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2025, 07:52
CEO i Facebook, Mark Zuckerberg në një postim të publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin se qenushi i tij ka ngordhur. Përmes një postimi në "Facebook", Zuckerberg ka ndarë foto të qenushit, Beast teksa shkruan: "Shijoje parajsën, djalosh i vogël".
Beast ishte një qen Puli, një lloj qeni i lashtë hungarez i bariut me një lloj qimesh shumë të veçantë, me dredha në të gjithë trupin e tij. Kur Pulikët lindin, ata ende nuk e kanë qimin dallues të racës. Kjo lloj qime gradualisht shndërrohet në fije të holla si litarë.
Beast lindi më 10 janar 2011 në Grants Pass, Oregon, dhe u takua me prindërit e tij të rinj të famshëm tre muaj më vonë, në mars të atij viti.

