Firmosi me francezët, 16-vjeçari përballet me komente raciste. Reagon klubi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2025, 19:36
Khalil-Liam Ki është përballur me komente raciste për shkak të moshës dhe paraqitjes. 16-vjeçari firmosi kontratën si lojtar profesionist me klubin francez dhe komentet ishin të shumta më pas.
Në dyshim u vendos mosha e Khalil-Liam Ki. Për këtë Reims ka publikuar një deklaratë.
“Media duhet ta dijë se është një fije e hollë që ndan humorin nga abuzimi”, thuhet në komunikim. Talenti që firmosi me Reims është pjesë e moshave të Francës, ndërsa origjina e tij është nga Bregu i Fildishtë.