ZYRTARE/ Nuk luante që prej vitit 2023, Pogba prezantohet tek ekipi francez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2025, 08:03
Pol Pogba është prezantuar nga Monako.
Mesfushori ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Pogba nuk luan një ndeshje që nga marsi i vitit 2023.
Francezi u dënua fillimisht me 4 vite për doping.
Më pas Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli dënimin në 18 muaj, pasi gjithçka u konsiderua e paqëllimshme.
32-vjeçari do të luajë për herë të parë në Francë.
Karriera e tij ishte e fokusuar vetëm në Itali dhe Angli ku luajti respektivisht me Juventusin dhe Mançester Junajtid.
