Formula 1/ Aksident në Grand Prix të Austrisë: disa reklama shkëputen dhe bien në pistë…

AUSTRI - Aksident në pistën Spielberg disa orë para fillimit të Çmimit të Madh të Formula 1. 

Në fund të garës F2, një vinç që kishte mbërritur për të rikuperuar një automjet të bllokuar në zhavorr nuk e tërhoqi krahun mekanik dhe goditi një hark reklamash që u rrëzua në pistë.

Askush nuk u lëndua gjatë aksidentit, raportuan mediat lokale.

Sipas gazetës Kronen Zeitung, ende nuk është e qartë nëse gara e F1 do të jetë në gjendje të fillojë siç është planifikuar në orën 3 pasdite.

Marshallët e garës në Red Bull Ring - rreth 30 prej tyre në detyrë - po punojnë për të hequr pjesë të reklamës nga pista.

Një gardh u dëmtua gjithashtu. Orari i ditës është ndryshuar pak: Porsche Supercup u vonua, por u arrit të fillojë, dhe parada e legjendave e planifikuar për më vonë do të zhvillohet gjithashtu.

Kësisoj po punohet, që gara e F1 të mos kompromentohet në asnjë mënyrë.