Kanadaja miraton ligjin e ri për ndërtimin kombëtar! Nisma si përgjigje ndaj tarifave të Trump
Parlamenti i Kanadasë ka miratuar një ligj të ri që i jep qeverisë fuqi të reja për të përshpejtuar projektet kombëtare. Ligji vjen si përgjigje ndaj tarifave të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump. Qeveria e Mark Carney synon të forcojë ekonominë dhe të ulë varësinë nga SHBA. Por komunitetet indigjene e kritikojnë si kërcënim ndaj të drejtave të tyre. Ligji pritet të zbatohet për energji, miniera dhe porte strategjike.
Kanadaja ka ndërmarrë një hap të madh drejt forcimit të ekonomisë së saj kombëtare.
Parlamenti miratoi të enjten një ligj të ri, i njohur si "Akti i Një Ekonomie Kanadeze", i cili i jep qeverisë kompetenca për të përshpejtuar projektet madhore zhvillimore.
Qëllimi eshte të ndërtohet më shpejt, me më pak burokraci, dhe të fuqizohet infrastruktura kritike, si tubacionet e energjisë, rrjetet elektrike dhe minierat strategjike.
"Ky është një ligj për të ndërtuar kombin. Ekonomia jonë duhet të jetë e qëndrueshme dhe e fortë, dhe kjo nismë është në zemër të asaj rritjeje", deklaroi Kryeministri Mark Carney.
Ligji vjen si reagim ndaj tensioneve tregtare me SHBA-në, ku Presidenti Trump ka vendosur tarifa të rënda për çelikun, aluminin dhe sektorin e automobilave kanadez.
Por jo të gjithë janë dakord. Senatori Paul Prosper dhe komunitetet indigjene shprehin shqetësim se nuk janë konsultuar siç duhet.
"Ne duam zhvillim, por jo pa zërin dhe pëlqimin tonë. Nuk mund të ndërtohet një ekonomi mbi të drejtat tona.", tha senatori
Mbështetësit e ligjit thonë se veprimi ishte urgjent dhe se ky ligj është përgjigje ndaj një krize qe nuk mund të presim më"
Ligji është një nga hapat më ambiciozë të qeverisë Carney për të ndërtuar një ekonomi më të pavarur – por mbetet për t’u parë nëse do të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Legjislacioni përcakton se qeveria do të konsultohet me popujt indigjenë përpara se të përshpejtojë një projekt.

