Clark Olofsson, rrëmb*esi që frymëzoi teorinë e Sindromës së Stokholmit, ndahet nga jeta
Clark Olofsson, një ndër kriminelët më karizmatikë që u përfshi në rrëmbimin famëkeq që solli në vëmendjen botërore termin “sindroma e Stokholmit”, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja e tij.
Olofsson u bë figurë e njohur ndërkombëtare në vitin 1973, pas një grabitjeje dhe rrëmbimi në një bankë në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm. Ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë, sipas asaj që raportoi familja për gazetën online Dagens Etc.
Gjatë grabitjes gjashtë-ditore, pengjet filluan të shfaqnin simpati për Olofsson dhe bashkëpunëtorin e tij, duke i mbrojtur ata dhe duke u treguar gjithnjë e më armiqësorë ndaj forcave të rendit.
Kjo sjellje e pazakontë u analizua më pas nga kriminologu dhe psikiatri suedez Nils Bejerot, i cili formuloi për herë të parë konceptin e “sindromës së Stokholmit” – një lidhje emocionale, në dukje irracionale, që mund të zhvillohet mes pengjeve dhe rrëmbyesve të tyre.
Kjo teori u bë edhe më e njohur në mbarë botën një vit më vonë, kur trashëgimtarja kaliforniane Patty Hearst u rrëmbye nga një grup revolucionar dhe më pas iu bashkua aktivitetit të tyre.
Në vitin 2022, historia e Clark Olofsson mori sërish vëmendje, kur aktori suedez Bill Skarsgård e interpretoi atë në një serial dramatik të prodhuar nga Netflix.
E' morto Clark Olofsson, il rapitore che ispirò teoria della sindrome di Stoccolma https://t.co/P3nQ7zpRLV
— Corriere della Sera (@Corriere) June 27, 2025

